Ryshfeti në Gjakovë

Emisioni trajton njërin nga rastet më rënda të mitmarrjes në  këtë komunë.

Hasan Berisha, personi i cili thotë se i ka paguar 20 mijë euro për të marrë një vulë nga Zyrat e Komasacionit, rrëfen se si kishte dorëzuar paratë. 

Berisha ka treguar se si zyrtari i NSh “Gjeodezia”, Skënder Sina, i ka marrë 20 mijë euro mitë, se si e kishte raportuar këtë rast në polici dhe çfarë provash kishte ofruar. 

Provat në këtë lëndë kanë çuar në ngritjen e aktakuzës ndaj Skënder Sinës, mirëpo kjo lëndë ka mbetur në sirtarët e gjykatës së Pejës dhe rrezikon të vjetërsohet shumë shpejt.

Pretendimet se ky vjetërsim ishte kryer me qëllim, janë pjesë e fakteve të cilat i trajton emisioni.

Përderisa kërkimi i përgjegjësisë për vjetërsimin e lëndës shkon deri në Ministrinë e Drejtësisë, me fajin e së cilës për disa vjet lënda nuk është duke u zgjidhur.

Të gjitha këto fakte kanë ngritur dyshimin se institucionet tona janë të paafta për ta luftuar korrupsionin.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21:00 në RTK dhe repriza jepet të mërkurën në mesditë.